Qeveria italiane vendos të censurojë shifrat për koronavirusun. Dështon të gjejë pacientin zero

Evropë

Qeveria italiane vendos të censurojë shifrat për koronavirusun. Dështon të gjejë pacientin zero

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 12:00
Ilustrim

Në Itali, një urdhër qeverie ka bërë që të ndalohet publikimi në media i rasteve të reja me persona të prekur nga koronavirus.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa raportoi sot se autoritetet nuk do të publikojnë më nga kjo e premte 28 shkurt, shifra zyrtare mbi personat e prekur.

Sipas të njëjtit burim tani e tutje do të raportohen vetëm raste të rënda të njerëzve në rrezik për jetën dhe personat e vdekur.

Deri dje zyrtarisht ishte raportuar për mbi 650 raste dhe 17 persona të vdekur. Këto janë shifra të rritura progresivisht në krahasim me të shtunën e kaluar kur nisi furtuna italiane e koronavirusit.

Me censurën që qeveria italiane ka vendosur, synon të minimizojë humbjet e mëdha ekonomike që po përjeton aktualisht në gjysmën e vendit e pikërisht veriun e pasur që jep fitimet më të mëdha në vend.

Nga ana tjetër, autoritetet italiane deri tani kanë dështuar të gjejnë pacientin zero që pasoi qindra raste të reja me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat