Konfirmohet rasti i parë me Koronavirus në Irlandë, fillon kërkimi i personave që kanë udhëtuar në avion me të

Evropë

Konfirmohet rasti i parë me Koronavirus në Irlandë, fillon kërkimi i personave që kanë udhëtuar në avion me të

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 11:14
Ilustrim

Është konfirmuar rasti i parë i Koronavirusit edhe në Irlandën e Veriut. Shteti ka nisur kërkimin e të gjithë personave që kishin qenë në kontakt të ngushtë gruan e infektuar, thanë zyrtarët.

Gruaja ishte në Itali këtë javë dhe nga aeroporti i Dublinit udhëtoi për në Irlandën Veriore.

Zyrtarët shëndetësorë në të dy anët e kufirit irlandez kanë nisur gjurmimin e pasagjerëve që kanë qenë afër saj.

Agjencia e Shëndetit Publik (PHA) tha se 93 teste të koronavirusit janë bërë në Irlandën Veriore dhe 92 ishin negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat