Viktima e parë nga coronavirusi në Zvicër

Evropë

Viktima e parë nga coronavirusi në Zvicër

Më: 5 mars 2020 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Coronavirusi, i cili ka shkaktuar një shqetësim global, tanimë ka edhe viktimën e parë në Zvicër.

Sipas mediave të huaja,të enjten në mëngjes, policia e kantonit Vaud raportoi se një grua 74-vjeçare kishte vdekur si pasojë e coronavirusit.

Siç bëhet e ditur, ajo u pranua në Spitalin Universitar të Lausanne të martën dhe vdiq të enjten natën.

Sipas policisë, gruaja ishte e sëmurë kronike.

Autoritetet e Vaud kanë thënë se do të informojnë për situatën në kanton në një konferencë për media në orën 13.30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat