Gjykata në Hagë i mbështet hetimet për krime lufte në Afganistan

Evropë

Gjykata në Hagë i mbështet hetimet për krime lufte në Afganistan

Më: 5 mars 2020 Në ora: 14:58
Afganistan

Gjykata Ndërkombëtare për Krime konstatoi se hetimet për krime të dyshuara lufte nga SHBA-ja dhe të tjerët në konfliktin në Afganistan, mund të bëhen.

Gjykata me seli në Hagë e rrëzoi një vendim paraprak për bllokimin e hetimeve të tilla.

Tani, me vendimin e ri, pritet të hetohen veprimet e talibanëve, të Qeverisë afgane dhe të trupave amerikane nga maji i vitit 2003.

Shtetet e Bashkuara nuk janë nënshkruese të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime dhe nuk e njohin autoritetin e saj ndaj qytetarëve amerikanë.

Afganistani, megjithatë, është anëtar i gjykatës.

Në prill të vitit 2019, një dhomë e procedurës paraprake e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime ka vendosur që hetimet të mos kryhen, sepse, siç është thënë, ato "nuk do t'iu shërbenin interesave të drejtësisë".

Prokurorja Fatou Bensouda ka kërkuar hetime formale të krimeve të dyshuara qysh në vitin 2017.

Një raport i vitit 2016 i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime ka konstatuar se ka baza të arsyeshme për të besuar se ushtria amerikane "ka bërë torturë në qendra sekrete të paraburgimit në Afganistan, që operoheshin nga CIA".

Sipas raportit, ka arsye të besohet se edhe Qeveria afgane dhe talibanët kanë kryer krime lufte.

Shtetet e Bashkuara i kundërshtojnë hetimet dhe, vitin e kaluar, administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të udhëtimit dhe sanksione të tjera për zyrtarët e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat