Papa Françesku i anulon paraqitjet publike shkaku i koronavirusit - Bota Sot
Papa Françesku i anulon paraqitjet publike shkaku i koronavirusit

Evropë

Papa Françesku i anulon paraqitjet publike shkaku i koronavirusit

Më: 7 mars 2020 Në ora: 15:25
Papa Françesku

Papa Françesku i ka anuluar paraqitjet e tij të rregullta në publik për t’i shmangur turmat e njerëzve shkaku i koronavirusit. Në vend të kësaj, ai do t’i ofrojë fjalimet përmes internetit.

Vatikani njoftoi se Papa Françesku të dielën nuk do të dalë në dritare për të folur para masës në Sheshin “Shën Pjetri”, siç bën zakonisht. Të njëjtën gjë do ta shmangë edhe të mërkurën e ardhshme.

Paraqitja e besimtarëve në meshën e mëngjesit në rezidencën e tij është anuluar deri më 15 mars, shkruan “Reuters”.

Dhjetëra mijëra njerëz mblidhen në shesh çdo të diel për ta parë për së afërmi paraqitjen e papës.

Të premten, një punëtor i Vatikanit u konfirmua si i infektuar me koronavirus, duke e shënuar rastin e parë në shtetin e vogël, të rrethuar nga Roma.

Ndryshe, numri i viktimave të koronavirusit në Itali të premten shkoi në 197, ndërsa mbi 4600 persona janë infektuar. Pjesa më e goditur është Italia Veriore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat