​E rëndë: Rusët likuidojnë macet dhe qentë nga frika e koronavirusit

Evropë

​E rëndë: Rusët likuidojnë macet dhe qentë nga frika e koronavirusit

Më: 8 mars 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Autoritetet ruse kanë urdhëruar vrasjen e qenve dhe maceve në rrugë, si dhe për kryerjen e kontrollit masiv të dëmtuesve në Moskë.

Masa ka për qëllim parandalimin e epidemisë së koronavirusit, përkundër pretendimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit se nuk ka prova se kafshët mund të infektohen.

Një veprim kompleks i kontrollit të plotë të dëmtuesve në Moskë është në fuqi, dhe qentë dhe macet endacakë janë duke u vrarë, siç konfirmohet nga Elena Andreeva, drejtuese e Shërbimit Federal të Mbikëqyrjes në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe mirëqenies së njeriut.

Ajo nuk ka sqaruar arsyen e masave të tilla, përveç se qëllimi i tyre është të parandalojnë përhapjen e virusit, raporton ‘Independent’.

Autoritetet në Moskë gjithashtu kanë filluar sulmet ndaj bartësve të mundshëm të virusit, duke përdorur teknologjinë e zbul imit për të zbatuar në mënyrë më efektive karantinën, me qindra vetë tashmë në izolim në të gjithë Rusinë.

Agjencia Federale e Turizmit ka bërë thirrje që të përmbahen nga vizitat e organizuara turistike në Itali, Kore të Jugut dhe Iran.

Rusia synon të pezullojë të gjitha fluturimet drejt dhe nga Koreja e Jugut, përveç atyre që operohen nga linjat ajrore Aeroflot dhe Aurora. Është njoftuar gjithashtu se vizat e rregullta dhe tranzitore nuk do të lëshohen për qytetarët iranianë deri në njoftimin e mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat