Pasojat e coronavirusit, të burgosurit në Itali rebelohen dhe i vënë flakën objekteve – raportohet për 6 të vdekur

Evropë

Pasojat e coronavirusit, të burgosurit në Itali rebelohen dhe i vënë flakën objekteve – raportohet për 6 të vdekur

Më: 9 mars 2020 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Masat që i ka vënë qeveria italiane në luftën kundër përhapjes së coronavirusit, të burgosurit në Itali i kanë shfrytëzuar për të krijuar probleme dhe rebelim brenda burgjeve – ku si pasojë e kësaj deri më tani kanë humbur jetën gjashtë persona.

Që të gjashtë të vdekurit ishin në të njëjtin burg, derisa në një tjetër kanë marrë peng gardianët.

Kujtojmë që masat e reja prekin edhe të burgosurit, ku kufizohet vizita apo më mirë thënë ndalohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet një pjesë e ndërtesës së burgut San Vittore, është kapluar nga tymi i zi. Të burgosurit janë parë duke u ngjitur në kulm duke bërtitur “liri”.

Rebelimi i të burgosurve filloi në orët e para të mëngjesit, kurse sipas dëshmitarëve okularë – ata fillimisht kishin sulmuar spitalin e burgut – duke i marrë të gjitha ilaçet që ishin brenda.

Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve në Itali, Francesco Basentini, ka deklaruar se tre të burgosur kanë vdekur në këtë rebelim brenda burgut në veri të qytetit Modena.

Në video e transmetuar në televizionet italiane, shihen vetura të policisë dhe zjarrfikësve përreth burgut, si dhe tymi i zi që ngritet në ajër. Ndërkaq ministri i Drejtësisë ka njoftuar se ka pasur zjarr në shumicën e burgjeve. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat