Fluturimi MH17: Fillon gjykimi i katër të akuzuarve për vrasjen e 298 personave mbi Ukrainë - Bota Sot
Fluturimi MH17: Fillon gjykimi i katër të akuzuarve për vrasjen e 298 personave mbi Ukrainë

Evropë

Fluturimi MH17: Fillon gjykimi i katër të akuzuarve për vrasjen e 298 personave mbi Ukrainë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 19:32
Foto

Ka filluar gjykimi i katër burrave (në mungesë), si të akuzuar për vrasjet e të gjithë 298 personave në bordin e Fluturimit MH17 të Malaysia Airlines.

Sipas mediave të huaja, Boeing 777 u qëllua në qiell nga një raketë tokë-ajër më 17 korrik 2014, ndërsa fluturoi mbi territorin e Ukrainës.

Një hetim ka thënë se raketa Buk erdhi nga një bazë ushtarake në Rusi dhe u rrëzua në një zonë të kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Rusia.

Gjyqi i katër burrave, tre rusë dhe një ukrainas, të cilët janë ende në lirim, po mbahet në Amsterdam, Holandë.

Fluturimi MH17 ishte larguar nga Aeroporti Schiphol në Amesterdam dhe ishte destinuar për Kuala Lumpur kur u rrëzua duke vrarë të gjithë në bord.

Ndërsa filluan procedurat, një gjyqtar e përshkroi tragjedinë si një “katastrofë mizore”.

Kryetari i gjykatës Hendrik Steenhuis tha që kishte pasur një “humbje tragjike të jetës njerëzore nga e gjithë bota”.

Megjithatë, Rusia ka mohuar çdo përfshirje në katastrofë.

Ndërsa filloi gjyqi, u lexuan emrat e të 298 personave, nga 10 vende të ndryshme.

Të katër të pandehurit besohet se janë në Rusi.

Gjykatësit vendosën më herët që burrat kishin hequr dorë nga të drejtat e tyre për të marrë pjesë dhe thanë se proceset do të vazhdojnë pa ata.

Prokurorët thonë se të dyshuarit ndihmuan në furnizimin me sistemin raketor rus që rrëzoi aeroplanin.

Të katër përballen me akuza paraprake për vrasjen e 298 personave dhe për shkaktimin e rrëzimit të avionit, duke rezultuar në vdekjen e të gjithëve në bord.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat