Ndaloi shtrëngimin e duarve, por ajo çfarë bëri kryeministri holandez më pas bëri të qeshin të gjithë

Evropë

Ndaloi shtrëngimin e duarve, por ajo çfarë bëri kryeministri holandez më pas bëri të qeshin të gjithë

Më: 11 mars 2020 Në ora: 09:07
Mark Rutte

Koronavirusi deri më tani ka marrë jetën e 4,300 personave dhe ka përfshirë shumicën e shteteve të botës.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, në një konferencë për media duke dhënë informacione të rëndësishme për qytetaret e tij lidhur me koronavirusin ka paralajmëruar se “Nga ky moment ne ndalojmë shtrëngimin e duarve!”.

Sidoqoftë, pas pak sekondash vet kryeministri i shtrëngon dorën personit që kishte afër vetës.

 

“Oh më vije keq, me vije keq! Jo, kjo nuk lejohet!”, ka reaguar me të qeshura kryeministri i Holandës, dhe me shaka prekin krahët me personin afër tij.

“Është bërë shprehi”, thotë në fund ai.

Kujtojmë, se në botë deri tani me koronavirus janë prekur  119,284 persona të prekur, 4,300 janë të vdekur ndërsa 66,582 janë shëruar.

48,402 raste janë aktive ndërsa 70,882 raste janë mbyllur.

Në Kosovë, përkundër dhjetëra testeve që janë bërë, deri më tani, sipas të dhënëve zyrtare, nuk ka asnjë person të prekur me këtë virus që po merr jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat