Koronavirus, sulmi i fortë i New York Times kundër italianëve: Të paaftë për të respektuar rregullat - Bota Sot
Koronavirus, sulmi i fortë i New York Times kundër italianëve: Të paaftë për të respektuar rregullat

Evropë

Koronavirus, sulmi i fortë i New York Times kundër italianëve: Të paaftë për të respektuar rregullat

Më: 11 mars 2020 Në ora: 10:10
Ilustrim

“Janë të paaftë për të respektuar rregullat!” Kështu titullohet një artikull i të përditshmes amerikane New York Times dedikuar italianëve, të cilët cilësohen si një popull i paaftë për të respektuar rregullat, madje edhe kur ato janë të thjeshta.

Në shkrim italianët cilësohen si një popull që i merr ligjet si një pengesë, edhe në momentet më dramatike, si ato që po kalon vendi.

Gjithçka i referohet shkeljeve të ndodhura në zonat e kuqe të ngritura për përballimin e emergjencës së koronavirusit.

Artikulli i dedikohet asaj që ka ndodhur në 48 orët të fundit, ku italianët ironikisht cilësohen “dinakë” të cilët mendojnë se do ia hedhin kollaj burokracisë.

Jo vetëm New York Times por edhe Guardian e ka shigjetuar Italinë si një vend që nuk respekton rregullat e vendosura nga qeveria në një moment krize si ky.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat