Poloni: Viktima e parë nga koronavirus

Evropë

Poloni: Viktima e parë nga koronavirus

Më: 12 mars 2020 Në ora: 15:17
Ilustrim

Një 57-vjeçare që tashmë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, vdiq nga koronavirusi, tha sot nënkryetari i komunës Poznan në Poloni, Jedrzaj Solarski.

Ai tha se gruaja nuk punonte në një institucion arsimor në qytet, duke hedhur poshtë thashethemet se ajo kishte infektuar studentët.

Në Poloni, 47 raste të koronavirusit janë konfirmuar deri më tani dhe 317 njerëz janë shtruar në spital nën dyshimin e infeksionit.

Më shumë se 1.000 njerëz janë në karantinë.

Të gjitha ngjarjet masive u anuluan, ndërsa shkollat, kolegjet, muzetë, teatrot, kinematë u mbyllën për dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat