Parandalimi i Covid-19/ Turqia do të ofrojë arsim në distancë në nivel kombëtar

Evropë

Parandalimi i Covid-19/ Turqia do të ofrojë arsim në distancë në nivel kombëtar

Më: 13 mars 2020 Në ora: 06:52
Recep Tayyip Erdogan

Ministri i Arsimit i Turqisë, Ziya Selçuk, njoftoi se në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit të ri (Covid-19) institucionet arsimore në vend do të mbyllen për një periudhë dy javore, duke filluar nga 16 marsi. Në konferencën për media të cilin e zhvilloi pas, mbledhjes së mbajtur nën udhëheqjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ministri turk i arsimit, ndau me opinionin publik detajet teknike rreth vendimeve të marrë.

Ai tha se për sigurinë e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve në mbarë vendin do të zbatohet një pushim dy javor duke filluar prej 16 marsit deri më 30 mars. “Me sistemin e arsimit në distancë të paraqitur falas nga Ministria e Arsimit, Turqia është e gatshme të bëhet një vend model me program mësimor televiziv dhe nga interneti, i përgatitur për herë të parë në botë në shkallë kombëtare”, u shpreh Selçuk.

Ai kërkoi nga nxënësit që periudhën e parë një-javor mes 16-30 mars ta shfrytëzojnë duke pushuar në shtëpitë e tyre. Selçuk tha se duke filluar nga 23 marsi, nëpërmjet alternativave të ofruara do të fillohet me procesin e arsimit në distancë. Ai gjithashtu vuri në dukje se të gjithë operatorët celularë në vend do të sigurojnë tre gigabajt internet falas për nxënësit, që t’i përdorin shërbimin online të ministrisë. Turqia ditë më parë konfirmoi rastin e parë të koronavirusit në vend. Ministri i Shëndetësisë i vendit, Fahrettin Koca, kërkoi nga qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit, përveç nëse është absolutisht e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat