Betohet Sakellaropoulu, gruaja e parë presidente e Greqisë

Evropë

Betohet Sakellaropoulu, gruaja e parë presidente e Greqisë

Më: 13 mars 2020 Në ora: 12:06
Katerina Sakellaropoulou

Katerina Sakellaropoulou u betua të premten si presidentja e parë grua në historinë e Greqisë ndërsa vendi po përballet me frikën e koronavirusit.

Sakellaropoulou, një gjykatëse 63 vjeçare, tani është kryetarja e re e shtetit grek për një mandat pesëvjeçar.

Ajo bëri betimin e saj në parlament, ku vetëm përfaqësues nga partitë politike u ftuan të marrin pjesë si një masë paraprake kundër pandemisë.

Më vonë ajo vendosi një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur – monumenti më i rëndësishëm ushtarak i Greqisë – ajo më vonë pritet të shkojë në rezidencën presidenciale për një ceremoni dorëzimi me presidentin në largim Prokopis Pavlopoulos.

Sakellaropoulou u zgjodh nga parlamenti në janar të këtij viti me 261 vota nga 300 ligjvënës, një votim nga shumicat më të gjera ndërpartiake në historinë greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat