Bullgaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme deri më 13 prill

Evropë

Bullgaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme deri më 13 prill

Më: 13 mars 2020 Në ora: 19:32
Bullgari

Koronavirusi: Bullgaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme deri më 13 prill

Në Bullgari shpallet gjendje e jashtëzakonshme deri me 13 prill për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).

Të gjithë 201 deputetët që morën pjesë në seancën në parlament votuan “po” për të marrë vendimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, i cili mori pjesë në seancën e përgjithshme të parlamentit, në fjalimin e tij tha se deri më tani numri i rasteve në vend është 23.

Borisov, tërhoqi vëmendjen se gjendja e jashtëzakonshme është kusht për të zbatuar kontrollin e nevojshëm.

Edhe Ventsislav Mutafchyski, kreu i Tryezës së Krizës, të formuar lidhur me Covid-19 në fjalimin e tij tha se disiplina sociale nuk është në nivelin e nevojshëm.

Më tej Mutafchyski njoftoi se në familjen e gruas 66 vjeçare që ka humbur jetën nga virusi, janë diagnostikuar 11 persona me Covid-19 .

Me vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme deri me 13 prill, pritet që të kufizohen kalimet kufitare të vendit si dhe udhëtimet ndërkombëtare të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat