Kabineti qeveritar në Rumani, qe 14 ditë në vetizolim

Evropë

Kabineti qeveritar në Rumani, qe 14 ditë në vetizolim

Më: 15 mars 2020 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Kabineti qeveritar në Rumani është në vetizolim për 14 ditë, pasi një deputet që u testua, doli pozitiv për Covid-19.

Ai ishte në parlament ditët e fundit, ndërsa partitë e krahut të djathtë përpiqeshin të krijonin një qeveri të re.

Rumania ka 70 raste të konfirmuara të koronavirusit deri më tani, por asnjë viktimë.

Gjithnjë e më shumë njerëz në botë po punojnë nga shtëpia, ndërsa koronavirusi i ri përhapet.

Kështu po vepron edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, pas bashkëshortja e tij doli pozitive për koronavirus.

Virusi ka bërë që me dhjetëra zyrtarë qeverish nëpër botë, nga administratorë e deri te shefat e shteteve, të marrin masa parandaluese, pasi kanë zbuluar se janë infektuar apo kanë qenë në kontakt me njerëz të infektuar.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, nuk është prekur nga koronavirusi, tha djali i tij Eduardo për Fox News, duke kundërshtuar raportet e mëparshme se lideri latin ishte testuar pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat