​Në këtë vend evropian infektohen 1.500 njerëz brenda një dite

Evropë

​Në këtë vend evropian infektohen 1.500 njerëz brenda një dite

Më: 15 mars 2020 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Pas Italisë, e cila ka më shumë se 17,000 të infektuar nga koronavirusi, Spanja është vatra e re e kësaj sëmundje vdekjeprurëse në Evropë.

Aktualisht ka më shumë se 5,000 raste me koronavirus në këtë vend.

Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 15 ditë dhe ka vendosur masa të rrepta për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar se është e mundur që numri i të infektuarve javën e ardhshme të arrijë në 10,000, shkruan El Pais.

“Ne jemi vetëm në fazën e parë të mbrojtjes, kemi një javë të vështirë përpara”, tha Sanchez.

Në Spanjë, numri i pacientëve arriti në 5,232, ndërsa 129 njerëz humbën jetën. Vetëm brenda një dite u regjistruan 1.500 të prekur nga sëmundja, transmeton KosovaPress.

Vendi i tretë evropian me një numër të madh të pacientëve me koronavirus është Franca, me 3.661 të infektuar dhe të paktën 79 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat