Franca vendosi të shtyjë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për shkak të koronavirusit

Evropë

Franca vendosi të shtyjë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për shkak të koronavirusit

Më: 16 mars 2020 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Franca do të shtyjë raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë bashkie në 21 qershor pas bisedimeve midis zyrtarëve qeveritarë dhe drejtuesve të partisë opozitare, sipas raporteve të mediave franceze, raporton France24.

Kryeministri oudouard Philippe rekomandoi shtyrjen e zgjedhjeve në mes të shpërthimit të koronavirusit që përkeqësohet shpejt, sipas burimeve të njohura me çështjen.

Një njoftim zyrtar pritet më vonë të hënën kur Presidenti Emmanuel Macron i drejtohet kombit.

Burimet thanë gjithashtu se rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të dielën do të mbeten të vlefshme.

Qeveria është kritikuar për zgjedhjen për të vazhduar më tej me raundin e parë edhe pse vendosi frenime të rrepta në jetën publike në një përpjekje të furishme për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat