Koronavirusi, konkurrentët e Big Brother Gjermani nuk dinë asgjë për pandeminë

Evropë

Koronavirusi, konkurrentët e Big Brother Gjermani nuk dinë asgjë për pandeminë

Më: 16 mars 2020 Në ora: 18:15
Big Brother Gjermani

Konkurrentëve të Big Brother në Gjermani, nuk iu është thënë asgjë lidhur me situatën e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Banorët e shtëpisë, janë lumturisht jashtë çdo dijenie lidhur me atë që po ndodh jashtë.

Ata nuk kanë marrë asnjë përditësim qysh kur kanë hyrë në shtëpi në 6 shkurt. Në dijeni të tyre janë vetëm të diagnostikuarit në Wuhan të Kinës.

Organizatorët e reality show thonë se banorët do të informohen nëse do të jetë e nevojshme që të bëhet.

Lidhur me informacionin që do ju përcillet do të vendoset në bashkëpunim me familjarët.

Edhe konkurrentëve të rinj që hyn së fundmi iu është thënë që të mos tregojnë asgjë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat