Koronavirusi/ Rusia nis ndërtimin e spitalit me 500 shtretër

Evropë

Koronavirusi/ Rusia nis ndërtimin e spitalit me 500 shtretër

Më: 16 mars 2020 Në ora: 19:12
Rusi

Zyrtarët në Moskë kanë mbyllur shkollat dhe universitetet në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Autoristetet ruse kanë zbuluar planet për të ndërtuar spitalin e dytë me 500 shtretër për të trajtuar të prekurit me koronavirus.

Masat e reja të shpallura nga kryetari i Moskës Sergei Sobyanin erdhën pasi numri u rrit me 30 të infektar brenda ditës.

Pavarësisht se ka vetëm 93 të infektuar dhe asnjë viktimë, Rusia po merr masa serioze në rast se gjendja përkeqësohet.

Spitali i ri i sëmundjeve infektive, i cila mund të jetë gati në vetëm 12 javë do të ndërtohet në Khabarovsk, afër kufirit kinez.

Javën e kaluar, autoritetet njoftuan se kishin vënë në dispozicion 92 milionë paund vetëm që të përballonin fluksin në rast të rritjes së numrit.

Gërmimet për spitalin e ri tashmë kanë nisur dhe pritet që gjithcka të jetë gati për pak kohë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat