Johnson u kërkon qytetarëve të punojnë nga shtëpia, ndërsa luftohet coronavirusi

Evropë

Johnson u kërkon qytetarëve të punojnë nga shtëpia, ndërsa luftohet coronavirusi

Më: 16 mars 2020 Në ora: 19:34
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka kërkuar qytetarëve që të punojnë nga shtëpia si dhe të shmangin klubet dhe baret, nëse është e mundshme.

Ai tha se njerëzit me kushte më të rënda shëndetësore duhet të ‘mbrohen’ për  12 javë.

“Tani është e qartë se kulmi i epidemisë po vjen, më shpejt në disa pjesë të vendit sesa në disa të tjera”, tha ai.

“Duket sikur Londra është disa javë përpara”, është shprehur Johnson.

Sipas mediave të huaja, Kryeministri duke iu referuar Grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage) tha se tani po i afrohemi pjesës së rritjes së shpejtë të rasteve të coronavirusit.

Kryeministri Boris Johnson, ka thënë ndër tjerash se kushdo që jeton me dikë që ka simptoma të virusit duhet të qëndrojë në shtëpi për 14 ditë.

Bëhet e ditur se ende nuk është urdhëruar mbyllja e shkollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat