​“Mbyllet” edhe Britania, Johnson: Punoni nga shtëpia për tre muajt e ardhshëm

Evropë

​“Mbyllet” edhe Britania, Johnson: Punoni nga shtëpia për tre muajt e ardhshëm

Më: 16 mars 2020 Në ora: 19:53
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson lajmëroi një bllokim të jashtëzakonshëm sot, duke u bërë thirrje të gjithëve në vend që të ndalojnë të gjitha kontaktet ‘jo thelbësore’ me të tjerët.

Ai paralajmëroi që koronavirusi tani ishte në një fazë të përhapjes së shpejtë në të gjithë Britaninë e Madhe, me Londrën në një ngritje të veçantë, teksa shtoi se është koha për veprime radikale për të ndaluar përhapjen.

Të gjithë duhet të shmangin kontaktet që nuk janë absolutisht të domosdoshëm – me restorante, bare dhe kinema dhe udhëtime jashtë kufijve dhe përfundim të tubimeve të mëdha. Duke pranuar se kjo situatë mund të zgjasë 12 javë, Johnson pranoi se po ‘kërkonte shumë’.

Familjet duhet të izolohen për dy javë nëse një person ka shfaqur simptoma, dhe të moshuarit duhet të përgatiten të qëndrojnë larg rreziqeve për muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat