“Unë dhe im atë të prekur nga koronavirusi! Unë jam gjallë për mrekulli, ai jo. Kjo nuk është lojë”

Evropë

“Unë dhe im atë të prekur nga koronavirusi! Unë jam gjallë për mrekulli, ai jo. Kjo nuk është lojë”

Më: 16 mars 2020 Në ora: 21:15
Giovanni Zampino

Giovanni Zampino, një 41-vjeçar italian i shtruar në terapi intensive në spitalin “Maria Vittoria” të Torino, prej një jave, flet për kalvarin që po kalon.

Në spital shkoi bashkë me të atin që të dy të prekur nga koronavirusi, Giovanni po e fiton betejën e tij me virusin, ndërsa Antonio 76 vjeç, nuk ia doli.

“Erdhën na morën me dy ambulanca, ajo ishte hera e fundit kur pashë tim atë. E mësova se kishte vdekur, vetëm pasi më erdhi një mesazh ngushëllimi. Nuk e di tamam kur ndodhi. Vëllai im preferoi që të mos thoshte asgjë, duke qenë se jam ende në spital. Ju lutem tregoni kujdes, kjo nuk është lojë”, tregon ai për mediat italiane.

Ai kujton se si i shikonin njerëzit kur shkuan dhe i morën në shtëpi, “Vështrimet e njerëzve nuk do ti harroj kurrë, u ndjeva shumë keq”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat