Kryeministrja e Norvegjisë mban konferencë për Koronavirusin vetëm me fëmijë

Evropë

Kryeministrja e Norvegjisë mban konferencë për Koronavirusin vetëm me fëmijë

Më: 17 mars 2020 Në ora: 00:55
Erna Solberg

Kryeministrja e Norvegjisë do të mbajë një konferencë të ndarë për shtyp vetëm për fëmijë për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre mbi pandeminë e koronavirusit.

Erna Solberg do të mbajë konferencën bashkë me dy ministra të tjerë, shkruan Independent.

Fëmijët ishin ftuar që t’i dërgonin pyetjet e tyre rreth Covid-19shit që ka infektuar mbi 180 mijë njerëz.

“Shumë fëmijë kanë pyetje për koronavirusin. Kjo është arsyeja pse qeveria po organizon një konferencë shtypi të ndarë vetëm për fëmijë,” tha qeveria në një deklaratë.

“Konferenca e shtypit nuk do të jetë e hapur për gazetarët e rritur.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka këshilluar njerëzit që të ndihmojnë njëri tjetrin dhe të kujdesen dhe ofrojnë “empati” për ata që janë prekur nga virusi.

Po ashtu, edhe agjencia ndërkombëtare ka lëshuar një udhëzim për shëndetin mendor që përfshinte një këshillë për prindërit që t’i inkurajonin ata për t’i lejuar fëmijët që të shprehnin frikën dhe trishtimin me anë të aktiviteteve kreative si loja dhe vizatimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat