Italianët me coronavirus mbi 80 vjeç s’do të marrin kujdes intensiv nëse situata përkeqësohet, që të shpëtohen më të rinjtë

Evropë

Italianët me coronavirus mbi 80 vjeç s’do të marrin kujdes intensiv nëse situata përkeqësohet, që të shpëtohen më të rinjtë

Më: 17 mars 2020 Në ora: 10:57
Ilustrim

Viktimave të koronavirusit në Itali do t’ju mohohet qasja në kujdesin intensiv nëse ata janë të moshës 80 vjeç e më shumë, nëse rritet presioni për shtretër, propozon një dokument i përgatitur nga një njësi e menaxhimit të krizave në Torino të Italisë.

Disa pacientëve do të u mohohet kujdesi intensiv, në të vërtetë do të lihen të vdesin, kanë frikë mjekët.

Njësia ka hartuar një protokoll, të parë nga media britanike Daily Telegraph, i cili do të përcaktojë se cilët pacientë marrin trajtim në kujdesin intensiv dhe cilët jo nëse ka hapësira të pamjaftueshme. Kapaciteti i kujdesit intensiv në Itali po shkon drejtë pamundësisë për t’iu përgjigjur të gjithëve ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet.

Dokumenti, i përgatitur nga deparmenti i mbrojtjes civile në rajonin e Piemonte, një nga ato rajone që u godit më rëndë, thotë: “Kriteret për qasje në terapi intensive në rastet e urgjencës duhet të përfshijnë moshën më pak se 80 vjeç. Aty do të shqyrtohet edhe gjenja e pacientit, nëse ai ka gjasa të rikuperohet apo jo, nëse jo, rasti për trajtim intensiv do t’i jepet dikujt tjetër që ka më shumë gjasa t’i mbijetojë virusit.

Një mjek tha: “[Kush jeton dhe kush vdes] vendoset sipas moshës dhe nga gjendja shëndetësore e [pacientit]. Kjo është se si bëhet si në rastet e luftës”.

“Nëse është e pamundur t’u sigurohet të gjithë pacientëve shërbim i kujdesit intensiv, do të jetë e nevojshme të aplikohen kritere për qasje në trajtim intensiv, i cili varet nga burimet e kufizuara në dispozicion.”

Shton: “Kriteret përcaktojnë udhëzime nëse situata bëhet e një natyre aq të jashtëzakonshme sa që zgjedhjet terapeutike për rastin individual të varen nga disponueshmëria e burimeve, duke detyruar [spitalet] të përqendrohen në ato raste në të cilat kostoja / përfitimi raporti është më i favorshëm për trajtimin klinik “.

Luigi Icardi, një këshilltar për shëndetësinë në Piemonte, tha: “Asnjëherë nuk kam dashur të shoh një moment të tillë. Ai [dokumenti] do të jetë i detyrueshëm dhe do të vendoset në aplikim në rast të mbingarkimit të reparteve me njerëz që kanë nevojë për trajtim intensiv, bazuar në parametra të caktuar siç është mbijetesa e mundshme”.

Dokumenti është tashmë i plotë dhe vetëm miratimi nga një komitet tekniko-shkencor është i nevojshëm para se të dërgohet në spitale. Kriteret pritet të zbatohen në të gjithë Italinë, thanë burime qeveritare.

Më shumë se 2.000 njerëz në Itali tani kanë vdekur nga virusi dhe numri po rritet çdo ditë. Më shumë se 27,000 janë të infektuar.

Italia ka 5,090 shtretër të kujdesit intensiv, që për momentin tejkalon numrin e pacientëve që kanë nevojë për to. Po punon gjithashtu për krijimin e kapaciteteve të reja të shtretërve në klinika private, shtëpi pleqsh dhe madje edhe në tenda. Sidoqoftë, vendit i duhen edhe mjekë dhe infermierë – qeveria dëshiron t’i punësojë ata – dhe pajisje.

Lombardia mbetet rajoni më kritik. Sidoqoftë, situata është gjithashtu serioze në Piemonin fqinj. Këtu, vetëm në një ditë, janë regjistruar 180 raste të reja, ndërsa vdekjet numëruan 27. Trendi sugjeron që situata nuk po përmirësohet, dhe ajo nuk do të ndodhë edhe për një kohë.

Roberto Testi, president i komitetit tekniko-shkencor të koranavirusit për Piemonin, tha për Daily Telegraph: “Këtu në Piemonte ne synojmë të shpëtojmë sa më shumë që të jetë që është e mundur përmes përdorimit të këtyre kritereve. Për momentin ka akoma vende të kujdesit intensiv në dispozicion dhe ne jemi duke punuar për të krijuar më shumë.

“Ne duam të arrijmë sa më vonë të jetë e mundur në pikën kur duhet të vendosim se kush jeton dhe kush vdes. Kriteret kanë të bëjnë vetëm me qasjen në kujdesin intensiv – ata që nuk marrin akses në kujdesin intensiv do të marrin akoma të gjithë trajtimin e mundshëm. Në mjekësi nganjëherë duhet të bëjmë zgjedhje të vështira por është e rëndësishme të kemi një sistem se si t’i bëjmë ato “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat