Koronavirusi, Berluskoni dhuron 10 milion euro për rajonin e Lombardisë

Evropë

Koronavirusi, Berluskoni dhuron 10 milion euro për rajonin e Lombardisë

Më: 17 mars 2020 Në ora: 11:38
Silvio Berluskoni

Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni ka vendosur të vërë në dispozicion të rajonit të Lombardisë, përmes një donacioni, shumën prej 10 milion eurosh, të nevojshme për krijimin e repartit të 400 njësive të kujdesit intensiv në panairin e Milanos (ose për raste të tjera emergjente), shkruan tgcom24.

Ky njoftim u dha partia e tij Forza Italia. 

''Edhe një herë dhe nga thellësia e zemrës sime, unë nuk mund të mos dërgoj një falënderim të zjarrtë dhe të përzemërt për heronjtë civilë, ne kemi kërkuar nga qeveria t'u ofrojë atyre një mbështetje shumë më të lartë si një shpërblim për jashtë orarit që ata po bëjnë'', shkruan Berluskoni në Twitter.

Italia është vendi më i prekur në Evropë nga Covid-19 dhe regjistron 2,158 viktima dhe 27,980 të infektuar, raporton Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat