Berlusconi dhuron 10 milionë euro donacion për të krijuar 400 shtretër të rinj të kujdesit intensiv

Evropë

Berlusconi dhuron 10 milionë euro donacion për të krijuar 400 shtretër të rinj të kujdesit intensiv

Më: 17 mars 2020 Në ora: 20:46
Silvio Berlusconi

Italia po përballet me gjendje kolapsi pas përhapjes së jashtëzakonshme të koronavirusit.

Shumica e rajoneve në veri tashmë nuk kanë vend për të pranuar pacientë, për shkak të mungesës së shtretërve.

Megjithatë, një tjetër njeri i pasur ka gjetur para nga portofoli i tij, për të kontribuar për shtetin.

Ish kryeministri italian dhe ish shefi i Milanit, Silvio Berlusconi ka dhuruar 10 milionë euro donacion për t’u ndërtuar afro 400 shtretër të rinj të kujdesit intensiv.

Kështu kanë bërë të ditur mediat italiane, që vlerësojnë gjestin e Berlusconit.

Kujtojmë ndërkaq se edhe Agnelli në emër të familjes së tij ka dhuruar sot gjatë ditës plotë 10 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat