Serbia bllokadë totale: Nga nesër ndalon lirinë e lëvizjes nga 8 e mbrëmjes deri në 5 e mëngjesit

Evropë

Serbia bllokadë totale: Nga nesër ndalon lirinë e lëvizjes nga 8 e mbrëmjes deri në 5 e mëngjesit

Më: 17 mars 2020 Në ora: 22:11
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se që nga nesër ndalohet liria e lëvizjes prej orës 8 e mbrëmjes deri në ora 5 e mëngjesit, si masë parandaluese e përhapjes së virusit COVID-19.

Vendimi hyn në fuqi nga nesër dhe ndalohen të gjithë qarkullimi i të gjithë personave duke përjashtuar autoritetet dhe ata që punojnë në ndërrimin e tretë (natën).

“Nga nesër, prej orës 10 të mëngjesit, ndalohet qarkullimi për personat e moshës +65 vjeçare në zonat urbane, ndërsa në zonat rurale ndalohet qarkullimi për personat më të vjetër se 70 vjeç. I lusim personat e moshuar të na kuptojnë”, është shprehur Vuçiq.

Tutje, Vuçiq tha se dënimet do të jenë të ashpra për ata që i shkelin këto rregulla.

Ai premtoi se personat që qarkullojnë do të kontrollohen vazhdimisht nga autoritetet e shtetit serb.

Ushtria serbe do të mbikëqyr të gjitha vendkalimet kufitare, spitalet dhe qendrat e emigrantëve.

Presidenti serb gjithashtu tregoi se sa i përket rezervave ushqimore, gjendja është e mirë dhe nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat