Bllokimi nga Corona po vjen, vetëm kështu bëhet

Evropë

Bllokimi nga Corona po vjen, vetëm kështu bëhet

Më: 18 mars 2020 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa kohë do të vazhdojë kjo? Më shpejt e gjitha do të kalojë po t’u përmbahemi rregullave që janë të nevojshme në këtë krizë, thotë Felix Steiner.

Po të ma kishit parashikuar atë që njoftoi kancelarja të hënën në mbrëmje një javë më parë, do t’u kisha tallur. Masa të tilla në Gjermaninë moderne, ku liria individuale është mbi të gjitha? E pakonceptueshme! Po, në Kinë kjo mund të funksionojë. Edhe në Iran ose në Rusi – kudo ku njerëzit janë mësuar prej dekadash që shteti t’u bjerë në qaftë. Po këtu në mes të Evropës? Kurrë!

Po tani kjo po ndodh. E ka edhe kuptim. Sepse shifrat e infektimeve në Gjermani dhe në vendet fqinje thuajse po shpërthejnë këto ditë. Askush nuk dëshiron kushte si në Italinë veriore. Atje, si në spitale ushtarake, mjekët duhet të vendosin se kë ia vlen akoma të mjekosh dhe kë vetëm duhet ta lënë shtrirë të vdesë.
Mesazhi nuk ka mbërritur ende kudo

Deri këtu, e kuptueshme. E megjithatë mesazhi i asaj që çfarë është në diskutim tani ende nuk ka arritur te shumë njerëz. Edhe pse konferenca e shtypit e kancelares të enjten e kaluar dhe të kryeministrave të ndryshëm të landeve të premten ishin më shumë se mbresëlënëse. Shumë njerëz që njoh janë frikësuar.

Po të ma kishit parashikuar atë që njoftoi kancelarja të hënën në mbrëmje një javë më parë, do t’u kisha tallur. Masa të tilla në Gjermaninë moderne, ku liria individuale është mbi të gjitha? E pakonceptueshme! Po, në Kinë kjo mund të funksionojë. Edhe në Iran ose në Rusi – kudo ku njerëzit janë mësuar prej dekadash që shteti t’u bjerë në qaftë. Po këtu në mes të Evropës? Kurrë!

Po tani kjo po ndodh. E ka edhe kuptim. Sepse shifrat e infektimeve në Gjermani dhe në vendet fqinje thuajse po shpërthejnë këto ditë. Askush nuk dëshiron kushte si në Italinë veriore. Atje, si në spitale ushtarake, mjekët duhet të vendosin se kë ia vlen akoma të mjekosh dhe kë vetëm duhet ta lënë shtrirë të vdesë.
Mesazhi nuk ka mbërritur ende kudo

Deri këtu, e kuptueshme. E megjithatë mesazhi i asaj që çfarë është në diskutim tani ende nuk ka arritur te shumë njerëz. Edhe pse konferenca e shtypit e kancelares të enjten e kaluar dhe të kryeministrave të ndryshëm të landeve të premten ishin më shumë se mbresëlënëse. Shumë njerëz që njoh janë frikësuar./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat