Turqia shënon viktimën e parë nga koronavirusi

Evropë

Turqia shënon viktimën e parë nga koronavirusi

Më: 18 mars 2020 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Edhe Turqia ka shënuar viktimën e parë me koronavirus. Lajmi u konfirmua të martën në mbrëmje nga Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

“Në luftën tonë, sot humbëm një pacient,” u tha ministri gazetarëve.

Ai tha se pacienti ishte një burre 89-vjeçar që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij.

Turqia zbuloi 51 raste të reja të COVID-19 të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus në 98.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat