Virologu i famshëm italian: Nëse jeni i shëndetshëm nuk keni nevojë për maskë

Evropë

Virologu i famshëm italian: Nëse jeni i shëndetshëm nuk keni nevojë për maskë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 11:06
Fabrizio Pregliasco

Virologu i famshëm italian, Fabrizio Pregliasco, ka këshilluar maskat vihen kot nga njerëzit të cilët nuk janë pozitiv me virusin COVID-19.

"Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër”, tha ai.

Madje, shtoi se maska dhe dorezat mund të shndërrohen në problem.

“Jo vetëm po përdoret kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes. Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat”, shtoi ai.

Pregliasco thotë se kjo prek edhe a ta që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Sipas tij, problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat.

“Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët. Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe doreza”, vijoi ai.

Këshilla e tij mbetet: “Lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë. Maskat më shumë ju rrezikojnë duke ju nxitur të harroni rregullat bazë, se sa ju ndihmojnë të mbroheni nga virusi!”.

Fjalët e virologut italian janë përcjellë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në postim të tijin në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat