Masat drastike kundër koronavirusit vazhdojnë, Britania pezullon seancat gjyqësore

Evropë

Masat drastike kundër koronavirusit vazhdojnë, Britania pezullon seancat gjyqësore

Më: 18 mars 2020 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Gjyqet në Britani, që priten të zgjasin më  shumë se 3 ditë, do të shtyhen si përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Lord Burnett, shef kryesor i drejtësisë dhe një nga gjykatësit më të vjetër në Angli dhe Uejlls, ka vendosur se asnjë rast i ri nuk do të shyqrtohet në gjykate, vetëm nëse zgjat më pak se 3 ditë

Si rezultat, çështjet e gjata që priteshin të fillonin para prillit, do të vihen në pritje.

Lajmërimi erdhi mbrëmjen e djeshme, pas trysnisë së ushtruar mbi qeverinë, për të  forcuar masat e marra kundër koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat