Koronavirusi/ Shifra të tmerrshme sot nga Italia, edhe 4207 të prekur e 475 të vdekur

Evropë

Koronavirusi/ Shifra të tmerrshme sot nga Italia, edhe 4207 të prekur e 475 të vdekur

Më: 18 mars 2020 Në ora: 18:36
Ilustrim

Gjatë orëve të fundit, Italia është përballur me numrin më të lartë të viktimave që prej ditës kur shpërtheu koronavirusi.

Sot janë raportuar 475 viktima të tjera duke e çuar numrin total të viktimave në 2,978.

Raportohet se janë infektuar 24 orët e fundit edhe 4207 njerëz.

Numri i personave të infektuar ka mbërritur në 35703, nga të cilët 4,025 janë shëruar plotësisht.

Italia vijon të jetë vendi i dytë më i prekur në botë pas Kinës, por shifrat e të vdekurve duket se po e arrijnë vendin ku shpërtheu pandemia.

Deri tani Kina ka 3,237 viktima dhe 80,894 të infektuar, nga të cilët 69,614 janë shëruar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat