Kush nuk zbaton vendimet për koronavirus në Serbi, deri në 12 vjet burg

Evropë

Kush nuk zbaton vendimet për koronavirus në Serbi, deri në 12 vjet burg

Më: 18 mars 2020 Në ora: 20:46
Ilustrim

Beogradi zyrtar ka paralajmëruar masa të ashpra ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë vendimet për të qëndruar në karantinë.

Nëse ndonjë person do të shkelë vetëizolimin si pasojë e koronavirusit dhe për shkak të infektimit të mundshëm të personit tjetër që mund të çojë në përfundim fatal, atëherë do të dënohet deri në 12 vjet burg.

Masat e tilla janë njoftuar sonte nga kryeministrja Ana Brnabiq, pasi Serbia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat