Ç`po ndodh në Itali? Ritmi i vdekjeve gati si në Kinë, nuk frenon epidemia!

Evropë

Ç`po ndodh në Itali? Ritmi i vdekjeve gati si në Kinë, nuk frenon epidemia!

Më: 18 mars 2020 Në ora: 21:43
Ilustrim

Bilanci i jetëve të humbura në Itali është rënduar me 474 viktima vetëm gjatë 24 orëve të fundit, duke mbërritur në total në 2,978 të vdekur. Shifrat nga vendi fqinj janë tronditëse; pavarësisht masave të rrepta të marra nga qeveria italiane, që së fundi përfshijnë dënimin me deri në 12 vjet burg për ata që dalin pa leje, apo sakrificave të mëdha të mjekëve, beteja me koronavirusin nuk po fitohet!

Cfarë po ndodh atje? Një eksperte italiane e një agjencie kërkimore me qendër në Bruksel, Silvia Merler, publikoi një grafik ku krahasohet ritmi I përhapjes së virusit mes Lombardisë dhe Wuhanit në kinë, vendi ku u shfaq më së pari Covid 19.

Shkalla mesatare ditore e infektimit është rreth + 48%. Ekspertja thotë se  në Wuhan, izolimi u vendos në ditën e 7-të nga fillimi i epidemisë, dhe miliona njerëz u mbyllën në shtëpi. Karantina në Lombardi nisi në ditën e 16-të. Ritmi i vdekjeve atje nuk tamam sa në Wuhan, por ngjason me pjesën tjetër të provincës Hubei.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat