Ushtria gjermane e gatshme për të ndihmuar në parandalimin e koronavirusit

Evropë

Ushtria gjermane e gatshme për të ndihmuar në parandalimin e koronavirusit

Më: 19 mars 2020 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Numri i infektuar në Gjermani është mbi 10,000, ka njoftuar Instituti Gjerman për Kontrollin e Sëmundjeve.

Raste janë raportuar në të 16 landet gjermane.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha se ushtria gjermane po përgatitet të ndihmojë në luftimin e pandemisë, nëse shërbimet e tjera civile janë të mbingarkuara me punë.

“Të gjithë duhet të kuptojmë se luftimi i koronavirusit është si një maratonë. Ne po përgatitemi për një skenar më të keq, në të cilin një numër i madh njerëzish do të infektoheshin. Ne kemi njerëz të mjaftueshëm për të ndihmuar”, tha ministrja e Mbrojtjes.

OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.

Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person në shumë pjesë të botës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 222,643 njerëz të infektuar, 8,966 të vdekur dhe 84,179 të shëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat