Nuk ka më funerale në Itali! Vetëm një prift bekon të vdekurin dhe heshtja...

Evropë

Nuk ka më funerale në Itali! Vetëm një prift bekon të vdekurin dhe heshtja...

Më: 19 mars 2020 Në ora: 21:40
Itali

I goditur nga koronavirusi në moshën 83 vjeçare, jeta e gjatë e Alfredo Visioli përfundoi me një ceremoni të shkurtër në një varrezë afër Kremonës, qytetin e tij të lindjes në veri të lindjes.

Atë e varrosën ashtu, pa asnjë funeral, pa njerëzit e tij të dashur pranë, vetëm me një bekim të priftit”, tha mbesa e tij Marta Manfredi që nuk mundi të merrte pjesë. Si shumica e familjave të burrit të vjetër, si shumica e Italisë, ajo ishte e mbyllur në shtëpinë e saj, njoftopn Reuters.

“Kur të mbarojë e gjithë kjo, - u zotua ajo, - ne do t’í bëjmë atij nj funeral të vërtetë”.

Kudo ku ka goditur koronavirusi, pavarësisht kulturës apo fesë, ritualet e lashta për të rehatuar të vdekurit dhe dërguar ata në paqe në botën tjetër janë shkurtuar shumë ose janë lënë fare nga frika e përhapjes më tej të koronavirusit.

Në Itali, një kompani funerale po përdor video për t’u lidhur me ata që janë në karantinë për të mundësuar që familjet të shikojnë priftin tek bekon të ndjerin.

Ka pak kohë që ceremonitë në qytetet më shumë të goditura si Bergamo, në verilindje të Milanos, funeralet janë plot dhe krematoriumi punon tërë kohën, tha Giacomo Angeloni, një zyrtar vendor përgjegjës për varrezat.

Bergamo, qyteti i 120 mijë banorëve, ka pasur njën rritje 5-6 herë të numrit të të vdekurve në krahasim me ditët normale, tha ai.

Italia ka njoftuar afro tremijë të vdekur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, numri më i lartë jashtë Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë. Ushtria italiane dërgoi 50 trupa dhe 15 kamionë në Bergamo të mërkurën për të marrë trupat e të vdekurve dhe dërguar drejt zonave më pak të tronditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat