Spanja drejt fatit dramatik italian/ Një vdekje çdo 15 minuta në spitale

Evropë

Spanja drejt fatit dramatik italian/ Një vdekje çdo 15 minuta në spitale

Më: 19 mars 2020 Në ora: 23:01
Spanjë

Nga raportimet e fundit, ajo që po ndodh në Spanjë me shifrat e përhapjes së koronavirusit dhe numrin e viktimave është fatkqësisht një kopje e Italisë.  

Nga të dhënat e konfirmuara, spitalet në Madrid po përjetojnë një dramë të vërtete njerëzorë.  

Në Madrid, të mërkurën vdiqen 108 persona në 24 orë, pra një mesatare e më shumë se një viktime cdo 15 minuta.  

Në rajonin e Madridit janë 590 persona në terapi intensive në gjëndje të rëndë dhe duket sikur është një gjëndje lufte, shkruajnë mediat iberike.  

Këtë të enjte situate ka qënë edhe më e rëndë. 192 persona kanë gjetur vdekjen, pra 84 veta më tepër sesa e mërkura.  

Rreth 18 mijë janë njerezit e infektuar në këtë vend, me një rritje të pabesueshme prej 3200 rastesh në vetëm 24 orë. Përhapja e virusit ka një marzh ditor të përafërt me 20-25%.  

Ndërkohë numri total i të vdekurve ka shkuar deri më tani 830.  

Nga situata dramatike, Ministria e Shëntetësise në Spanjë i ka bërë thirrje 30 mijë mjekeve dhe infermireve që nuk kishin gjetur një punë në sistemin shteteror, që të ofrohen vullnetar për këtë situatë katastrofike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat