27 vjeçarja viktima më e re nga Covid-19 në Itali!

Evropë

27 vjeçarja viktima më e re nga Covid-19 në Itali!

Më: 20 mars 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Situata në Itali vijon të jetë dramatike, teksa çdo ditë shënohen qindra viktima nga Covid-19.

Ditën e djeshme (e enjte) është shënuar viktima më e re nga ky virus dhe bëhet fjalë për një 27 vjeçare.

Megjithatë identiteti i saj nuk bëhet me dije. E reja figuron mes 22 personave që gjetën vdekjen ditën e djeshme në zonën e Marche, për shkak të koronavirusit.

Në Itali numri total i të prekurve ka arritur 41035, ndërsa i viktimave në 3405.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat