Izolohen dy manastire në Itali, 59 murgesha infektohen me koronavirus

Evropë

Izolohen dy manastire në Itali, 59 murgesha infektohen me koronavirus

Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:22
Ilustrim

Dy manastire me murgesha në Itali, janë futur në karantinë pasi atje u konstatua se 59 gra ishin prekur nga koronavirusi.

Në manastirin “Figlie di San Camillo” në Anagnina të Grottaferrata, rajoni Lazio, rezultuan pozitive 40 murgesha, ku një prej tyre është shtruar në spital.

Po ashtu u izolua edhe instituti i “Motrave Engjëllore” në San Paolo në rrugën Casilina të Romës, ku rezultuan pozitive 19 murgesha.

Lidhur me të dyja rastet po kryhen hetimet epidemiologjike për të zbuluar origjinën.

Në Itali numri total i të prekurve ka arritur 41035, ndërsa i viktimave në 3405.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat