Rastet me coronavirus në Gjermani rriten me gati 3,000, vetëm brenda 24 orëve

Evropë

Rastet me coronavirus në Gjermani rriten me gati 3,000, vetëm brenda 24 orëve

Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:40
Foto Ilustrim

Numri i rasteve të me coronavirus në Gjermani u rrit për 2,958 në 24 orët e fundit, me gjithsej 13,957 raste.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, tha kreu i Institutit Robert Koch (RKI), agjencia federale e shëndetit publik në Gjermani.

Po sipas medieve, ka pasur 31 vdekje totale si rezultat i coronavirusit, me 11 vdekje në 24 orët e fundit, tha shefi i RKI, Lothar Wieler në një konferencë për shtyp në Berlin.

“Ne do të shohim më shumë fatalitete gjatë disa javëve të ardhshme – përfshirë këtu në Gjermani”, ka paralajmëruar Wieler.

Kreu i RKI paralajmëroi gjithashtu për kapacitetet spitalore në vend.

“Më shumë njerëz do të infektohen; më shumë njerëz do të pranohen në dhomat e urgjencës dhe më shumë njerëz do të kërkojnë ndihmë të frymëmarrjes dhe për këtë arsye duhet të kemi frikë se nuk do të ketë ventilatorë të mjaftueshëm”, tha Wieler.

Gjermania është vetëm në fillim të shpërthimit të coronavirusit, paralajmëroi Wieler.

Ai u bëri thirrje njerëzve të mbajnë distancën e tyre për të luftuar pandeminë, por tha se i takon autoriteteve lokale të vendosin për masa specifike të hartuara për ta arritur atë.

Ai vazhdoi të lëshojë një paralajmërim të ashpër.

“Nëse ka ende njerëz në vendin tonë që nuk e besojnë këtë, të cilët nuk më besojnë mua, të cilët mendojnë se kjo është panik, atëherë unë vetëm mund t’u bëj thirrje atyre që më në fund të hapin sytë nga ky realitet”, tha ai .

“Nëse të gjithë i përmbahen asaj që është caktuar, ne mund ta ngadalësojmë këtë epidemi në maksimumin e mundshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat