Italia e gjunjëzuar nga Koronavirusi, flasin ekspertët dhe parashikojnë se kur do të jetë piku i pandemisë

Evropë

Italia e gjunjëzuar nga Koronavirusi, flasin ekspertët dhe parashikojnë se kur do të jetë piku i pandemisë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 19:33
Itali

Rreth 40 mijë të prekur, mbi 3400 viktima, shifra të tilla të frikshme rëndojnë mbi bilancin italian të pandemisë.

Nëse ky nuk është një maksimum, me mjekësinë që po heq keq prej fluksit të madh të pacientëve, atëherë nuk i dihet se cili do të jetë piku, për të cilin ekspertët thonë së pritet të jetë pas dy javësh. Kështu deklaroi shefi i Emergjencave Civile në Itali, Angelo Borreli.

Rastet me koronavirus sa vijnë e rriten, po ashtu edhe viktimat. Për këtë arsye, në Lombardi, por edhe në rajone të tjera, po mendohet për masa më shtrënguese, më të ashpra. Në Veneto janë mbyllur parqet. Ndërsa, në Milano, zbarkoi ushtria.

“Epidemia do të jetë e gjatë, edhe përpara një rënie të rasteve të reja të infektimit, zbutja e masave duhet të merret me shumë kujdes. Sigurisht, jo në harkun e muajve të ardhshëm”. Kështu deklaroi epidemiologu Pier Luigi Lopalco, duke theksuar se "vera mund të jetë pika e kthimit për ndalimin e normës që detyron qëndrimin në shtëpi. Masat duhet të mbahen derisa të shuhen të gjitha vatrat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat