Shtohet numri i mashtruesëve, pretendojnë se janë zyrtarë për të vjedhur të moshuarit

Evropë

Shtohet numri i mashtruesëve, pretendojnë se janë zyrtarë për të vjedhur të moshuarit

Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Numri i mashtruesëve në Britani që shtiren si zyrtarë është në rritje, teksa kriza e koronavirusit mbërthen popullin në konfuzion.

Ata shkojnë dere më derë në banesat e të moshuarëve dhe pretendojnë të jenë nga qeveria, këshilli apo zyrtarë mjekësie.

Emailet janë një tjetër formë e mashtrimit, ku individëve u kërkohet të dhurojnë para në organizata bamirësie fallco për mjekime apo vaksina kundër koronavirusit.

Disa të tjerë pretendojnë se janë përfaqësuesë të kompanive të udhëtimit, të cilët duan të anullojnë pushimet për të marrë kështu detajet e pagesës nga individët që mashtrojnë.

Vetëm në Londër, rastet e mashtrimeve janë rritur 400% brenda një muaji.

Qeveria britanike u ka bërë thirrje të moshuarëve të mos pranojnë këshilla apo shërbime nga të panjohurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat