27-vjeçarja vdes pak ditë pas lindjesh, nga koronavirusi

Evropë

27-vjeçarja vdes pak ditë pas lindjesh, nga koronavirusi

Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:17
Ilustrim

Një 27-vjeçare polake e cila rezultoi pozitive me koronavirus, gjeti vdekjen në spital, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj.

Bëhet fjalë për viktimën më të re të regjistruar deri më sot nga koronavirusi. Viktima e mori Covid-19 nga e ëma e cila së fundmi ishte kthyer nga Italia me simptoma tipike si të virusit, por që e kaloi pa problem.

Ngjarja vjen nga Łańcut, në provincën e Podkarpackie, ku pacientja u dërgua në spital një javë pasi kishte lindur me operacion.

E reja shfaqi insufiçencë respiratore, duke bërë që të shtrohej në terapi intensive, për shkak se nuk merrte dot frymë.

Pas disa ditësh ajo u diagnostikua me sepsi, një infeksion bakterik. Për këtë arsye u operua me urgjencë, por gjeti vdekjen 12 orë më vonë, gjatë ditës së premte.

Ministria e Shëndetësisë polake, sqaroi se shkaku i vdekjes së nënës së re, nuk është koronavirusi, por sepsi, i cili duke qenë një infeksion, mund të jetë shkaktuar pikërisht nga Covid-19.

Siç raporton revista ‘Lancet’, studime të kryera në dy spitale kineze, kanë treguar se gjysma e pacientëve të prekur nga koronavirusi, shfaqnin pikërisht zhvillimin e sepsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat