Çekia kërkon ndjesë për konfiskimin e gabuar të maskave kineze me destiancion Italinë

Evropë

Çekia kërkon ndjesë për konfiskimin e gabuar të maskave kineze me destiancion Italinë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 21:34
Çeki

Ministria e brendshme çeke dhe autoritetet rajonale të Usti nad Labem lëshuan sot një deklaratë ku kërkonin ndjesë për keqkuptimin në konfiskimin e 101,600 maskave dhe respiratorëve dy ditë më parë, që rezultuan një donacion i Kinës për Italinë në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

Italia reagoi ashpër ndaj veprimit duke e quajtur “humbje të solidaritetit brenda BE”.

Dy ditë më parë autoritetet çeke kishin ndaluar në rajonin Usti nad Labem dërgesën e maskave dhe pajisjeve të importuara që ishin një donacion i Kryqit të Kuq të qytetit kinez Qingtian për bashkëatdhetarët kinezë në Itali.

“Ministria e brendshme kërkon ndjesë për keqkuptimi dhe po diskuton me provincën Zhejiang për zgjidhjen e çëshjes,” thuhej në deklaratën e nënshkruar nga zv. Kryeminsitri dhe ministër i brendshëm Jan Hamacek.

Përhapja e shpejtë e COVID-19 ka bërë që republika çeke ashtu si vende të tjera të përballen me mangësi pajisjesh mjekësore dhe ka ndaluar eksportimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat