Edhe Franca me bilanc tragjik nga koronavirus: 112 viktima brenda 24 orësh

Evropë

Edhe Franca me bilanc tragjik nga koronavirus: 112 viktima brenda 24 orësh

Më: 21 mars 2020 Në ora: 22:49
Ilustrim

Franca ka regjistruar 112 vdekje të koronavirusit brenda një dite, duke e çuar numrin në total 562, tha Ministria e Shëndetësisë të shtunën.

Në shtetin francez ka 14,459 raste të konfirmuara, tha Ministria në një deklaratë.

Sipas raporteve 1.525 njerëz janë në gjendje të rëndë nga 6,172 që aktualisht janë të shtruar në spital. Gjysma e rasteve të rënda ishin njerëz të moshës nën 60 vjeç.

Këto shifra vijnë derisa vendi përjetoi ditën e pestë të bllokimit, me rreth 100,000 policë dhe xhandarë të vendosur në të gjithë vendin për të zbatuar masat e reja, shkruan France 24.

Njerëzit lejohen vetëm të largohen nga shtëpia për arsye të sanksionuara zyrtarisht, si: shkuarja në punë, pazar për nevoja ose për trajtim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat