Shënohet vdekja e parë në Zagreb, gjendet nën rrënoja 15-vjeçari

Evropë

Shënohet vdekja e parë në Zagreb, gjendet nën rrënoja 15-vjeçari

Më: 22 mars 2020 Në ora: 07:29
Zagrebi

(E plotësuar) - Në mëngjesin e sotëm, Zagrebi është tronditur nga një tërmet i fuqishëm rreth 6 shkallësh, ku si pasojë e tij, një fëmijë 15-vjecar ka vdekur.

“Një ekip mjekësor shkoi në terren dhe gjeti nën rrënoja të një ndërtese një fëmijë që më nuk kishte shenja jete”, tha Zharko Rashiq, kreu i Institutit të Mjekësisë Emergjente të Zagrebit.

Tërmeti u ndje edhe në disa pjesë të Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Hungarisë, Sllovenisë dhe Austrisë.

***

Kroacia po përballet edhe me pandeminë e koronavirusit, ku deri më tani ka 206 raste të të infektuarve.

Tri tërmete kanë ndodhur sot në mëngjes në Kroaci, konkretisht në Zagreb me rrethinë.

Dy tërmete të forta, njëri 5.3 dhe të tjerëri 5.0, goditën Zagrebin të dielën në mëngjes dhe shkaktuan dëme në ndërtesa.

Tërmeti i parë i fortë me 5.3 zgjoi banorët e Zagrebit në orën 6.24 dhe ishte tërmet që zgjati disa sekonda duke shkaktuar dëme në ndërtesa.

Image
Zagrebi

Në 7.01 të mëngjesit, një tërmet i ri u ndje në Zagreb. Dëmet e objekteve u raportuan në qendër të qytetit ku nuk kishte energji elektrike dhe ujë.

“Deri më tani, nuk ka raporte për viktima, dhe është ngritur Mbrojtja Civile e qytetit të Zagrebit”, tha kreu i asaj zyre, Pavle Kalinic.

Image
Zagrebi

Për shkak të mundësisë së tërmeteve të vogla, të ashtuquajturat dridhje, njerëzve u kërkohet të qëndrojnë jashtë dhe të mos banojnë në ndërtesa të dëmtuara, shkruan Qendra Evropiane e Sizmologjisë Mesdhetare në Twitter.

Lëkundje të forta tërmeti në Zagreb

Një tërmet i fortë është ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në Zagreb të Kroacisë.  Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilomenta në veri të Zagrebit.

Sipas të dhënave thellësia e tij ishte 10 kilometra. Nuk janë raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat