​Slloveni, regjistrohet edhe një viktimë me Covid-19

Evropë

​Slloveni, regjistrohet edhe një viktimë me Covid-19

Më: 22 mars 2020 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë së Sllovenisë Tomaz Gantar tha sonte se një person tjetër kishte vdekur nga koronavirusi i ri, duke rritur bilancin e vdekjeve në dy.

Sipas Gantar, bëhet fjalë për një grua të moshuar nga një shtëpi pleqsh në Metlika që kishte disa sëmundje kronike, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.

Të dy pacientët e vdekur në Slloveni janë të moshës rreth 90-vjeç, teksa gjithsej 414 raste me koronavirus janë konfirmuar, nga të cilat 55 janë në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat