Kancelarja gjermane lajmërohet nga karantina: Ja lutja e saj

Evropë

Kancelarja gjermane lajmërohet nga karantina: Ja lutja e saj

Nga: F. B. Më: 23 mars 2020 Në ora: 09:45
Merkel

Masat që do vendosim do të zgjasin dy javë, ka theksuar Merkel nga karantina ku do qëndroj së paku dy javë, pasi ishte në kontakt me personin e prekur nga virusi Corona.

Si ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë Shtefan Zajbert, kancelaria Merkel të premten ishte në kontakt me mjekun që në ndërkohë u njoftuar se ishte pozitiv në virusin Corona, ajo ka vendosur të tërhiqet në izolim.

Merkel ka njoftuar mas atë reja shumë më rigoroze në përpjekjet që të ndaloj përhapjen e virusit që po shtrëngon Gjermaninë, sipas Institutit “Robert Koh, nga e diela janë infektuar 18 mijë e 610 gjerman që janë dy mijë më shumë se vikend e kaluar, ndërsa deri tash kane vdekur 55 persona.

Kancelarja Merkel ka pasur kontakt me mjekun e infektuar në kohën që vaksinohej, mësohet  sipas BBC se bëhet fjalë për vaksinën kundër pneumonisë dhe ndezjes së mushkërive të shkaktuar me baktere.

Nga e hëna do lejohet ecja vetëm deri dy personave në rrugë assesi më shumë nëse nuk i takojnë të njëjtës familje. Këto masa janë marr në nivelin federativ me pajtim të niveleve tjera.

Qytetet e mëdha ndër të cilët edhe Friburg janë izoluar dhe “betonuar” pasi nuk ka hyrje e dalje, në shumë qytete janë ndaluar shfrytëzimi i parqeve dhe zonave të gjelbëruara dhe lojërave të fëmijëve.

Kontakti kufizohet vetëm në familje ndërsa në ambiente të hapura duhet të mbahet largësia 1,5 metra, sipas mundësisë deri dy metra.

“Ju lutem të bëjmë përpjekje të përbashkët” ka apeluar Merkel, “bëjeni me zemër nga dashuria për popullin” tha ajo duke shtuar se masat do jenë në fuqi për dy javë mbase edhe më shumë.

Kancelarja Merkel ka paralajmëruar dënime të ashpra për ata që shkelin masat duke mos pasur përjashtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat