95-vjeçarja italiane shërohet nga koronavirusi

Evropë

95-vjeçarja italiane shërohet nga koronavirusi

Më: 23 mars 2020 Në ora: 12:51
Alma Clara Corsini

Alma Clara Corsini nga Fanan në Modenë, është pacientja më e vjetër në Itali e cila u shërua nga koronavirusi, prej të cilit së fundmi po shënohen qindra viktima cdo ditë në Itali.

95-vjecarja ishte pranuar në spital më 5 mars, dhe tani është shëruar plotësisht pasi trupi i saj ka treguar “reagim të shkëlqyer” në terapi.

Ajo i ka dhënë shpresë shumë njerëzve dhe tani është kthyer në shtëpi.

Në rrjetet sociale është paraqitur fotografia në të cilën janë gjyshja dhe mjekët të cilët e kanë shëruar, me buzëqeshje në fytyrë, pasi kanë dalë fitimtarë nga beteja me koronavirusin.

Super zbritj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat