Kryetari i zonës më të goditur nga koronavirusi: “Vajzat e mia janë më të sigurta këtu sesa në Angli"

Evropë

Kryetari i zonës më të goditur nga koronavirusi: “Vajzat e mia janë më të sigurta këtu sesa në Angli"

Nga: E.B Më: 23 mars 2020 Në ora: 13:38
Giorgio Gori

Kryetari i zonës më të goditur nga koronavirusi në Itali po i sjell vajzat e tij në shtëpi nga Anglia sepse ai mendon se ato janë më të sigurta në Itali.

“Kam dy vajza. Ato janë duke studiuar në Angli, dhe kur pashë se çfarë po mendonte qeveria britanike për këtë problem, vendosa t'i riktheja ato sepse mendoj që edhe nëse ne jemi në qendër të epidemisë, me siguri ato janë më të sigurta këtu se në Angli, "tha kryetari i bashkisë së Bergamos Giorgio Gori për Sky News.

Nuk e kuptoj pse qeveria (Britanike) nuk vendosi me kohë të mbronte qytetarët. "

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndaluar qarkullimin edhe në Londër pasi baret dhe restorantet u urdhëruan të mbyllen të premten. Një numër i madh njerëzish vazhduan të vizitojnë parqe dhe plazhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës, megjithë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi.

Bergamo, në veri të Milanos, është krahina më e goditur nga koronavirus në Itali me 6216 raste të konfirmuara, sipas departamentit italian të Mbrojtjes Civile, raportoi CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat